Misset mbi kuaj/ Një kalendar që paraqet bukuritë e fisnikërinë shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 14:45
Bukuria e miseve shqiptare e shoqëruar me fisnikërinë e kuajve është prezantimi që i bëhet vendeve të Shqipërisë në kalendar.
Paraqitja e tyre u realizua dhe në një sfilatë.
Producenti dhe regjizori Petro Bozo shpjegon se përse zgjodhi këtë formë.
Bozo shprehet se paraqet artin e bukurisë.
Bukuroshet shqiptare vlerësuan këtë kompeticion si eksperiencën më të veçantë në jetën e tyre.
Përmes kalendarit, I 23 për Miss Shqipëria, synohet dhe promovimi i Shqipërisë për turistët.