Miraka: Vuajtjet nuk falen, më vjen keq që nuk doli një dhunues komunist që të kërkonte falje për krimet
Në një intervistë për RTV Ora, Simon Miraka, ish i burgosur politik, u shpreh se vuajtjet nënë regjimin komunist nuk mund të falen.
Ai tha se i vjen keq që askush nga dhunuesit nuk doli që të kërkonte falje për krimet që janë bërë nën atë sistem me vetëdije.
Miraka: Vuajtjen tona dhe të familjes nuk mund t’i falen njeriu, sepse jeta nuk është e gjatë shumë. Për fat të keq, përgjatë këtyre viteve nuk doli asnjë nga këta që ushtroi dhunë dhe të kërkojë dhunë dhe të kjo të bën përshtypje. Të falur të kërkon dikush që bën një aksident, ndërsa këta e kanë bërë me vetëdije. Janë bërë ekzekutime dhe burgosje, sepse kanë njohur familje patriotike dhe fisnike dhe mendimi se nuk është mbështetës i ideologjisë komuniste, e merrnin dhe përfundonte në vitet e fundit. Të arrestonin edhe brenda në burg për agjitacion dhe propagandë.
Ka pasur përpjekje kundër diktaturës. Këtë vit është 50-vjetori i revoltës së Spaçit. Ata kërkonin një Shqipëri si gjithë Evropa. Nuk mund të shkohet në Evropë me mentalitet komunist. Nuk kemi pasur në tryezë të pajtimit kombëtar. Si ka mundësi që njeriu të gjejë kënaqësi duke vuajtur, aq më keq fëmijën.

