Ministrja Ibrahimaj: Ballkani i Hapur projekt që po jep efekte reale në ekonomi

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj nga samiti në Ohër thotë se Ballkani i Hapur nuk është një ide në letër por një projekt që po jep efekte reale në ekonomi. Sipas saj tregtia është rritur ndjeshëm me vitin e kaluar, ndërsa kjo nismë i ndihmoi vendet anëtare ta përballojnë më me sukse krizën e çmimeve që ka prekur ekonominë.

Delina Ibrahimaj: Në fakt kanë qenë të prekshme, ne po e përballojmë këtë krizë të rritjes së çmimeve por ç'është më e rëndësishme të mungesës së ofertës në treg për disa produkte të caktuara. Dhe qëllimi është që ta forcojmë akoma më shumë këtë mburojë për përballimin e krizës. Kemi pasur dy raste konkrete për ofimin e grurit dhe bashkëpunimin për ofrimin e vajit, me Serbinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Por sa ka fituar Shqipëria nga Ballkani i Hapur, ministrja nuk e ka një shifër.

Delina Ibrahimaj: E vështirë që të matet në terma të përfitimit të Shqipërisë por shifrat e tregtisë dhe shifrat e turizmit tregojnë se si bizneset shqiptare po përfitojnë nga kjo nisëm. Dhe në fund fare se si qytetarët shqiptarë përfitojnë nga kjo.

Marrëveshjet mes maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë do ët vijojnë tha Ibrahimaj  dhe kryesisht të fokusuara te turizmi.

Delina Ibrahimaj: Sot në Ohër ne do të vijojmë me marrëveshjet ndërmjet tre vendeve duke nënshkruar marrëveshje për përforcimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit në turizëm, për forcimin e bashkëpunimit në kulturë. Dhe gjithashtu një marrëveshje të rëndësishme e cila ka të bëjë me një bashkëpunim më të mirë përsa i përket administratave tatimore të të treha vendeve.

Ministrja Ibrahimaj thotë se në krizën që po përjetojnë ekonomitë është e rëndësihme forcimi i bashkëpunimit dhe përfitimet do të jenë të prekshme.

EMISIONET