"Ministrja e Ramës nuk zbret kurrë nga makina nëse nuk i hapin derën"
Gjatë seancës së sotme parlamentare, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është fotografuar gjatë mbërritjes së saj në Parlament.
Ajo që bie në sy, sipas fotografit Agim Rama është se ministrja e re e kabinetit Rama nuk zbret nga makinë në se nuk i hapin derën.
Ai shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën, por në fakt ndodh e kundërta.
"Nje fakt me ben pershtypje...
Ministrja e Shendestise, dhe jo vetem vine ne kuvend ne kemb. Por dhe kur vine me makina i hapin vete dyret dhe zbresin. Kjo ministre e re nuk zbret kurre nese nuk i hapin deren...mbase mendone se keshtu rritet prezenca,por ne fakt ndodh e kunderta....," shkruan ai në Facebook.