GJKKO vendos sot për dosjen e Himarës/ Ministri grek mbërrin në Tiranë, pritet të vizitojë edhe Fredi Belerin
Gjykata e Posaçme GJKKO pritet të vendosë mesditën e sotme mbi fatin e dosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili prej 12 majit është në qeli me akuzën e korrupsionit zgjedhor.
E ndërsa seanca pritet të nisë në orën 12:00, ministeriali i Ministrave të Brendshëm, pritet të mbërrijë këtë të enjte në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku pjesë e delegacionit të përfaqësuesve të shteteve evropiane është edhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou.
Krahas pjesëmarrjes në Konferencën në kuadër të Procesit të Berlinit ditën e sotme, Yannis Oikonomou, më 15 shtator, pritet të vizitojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.
Agjenda e Yannis Oikonomou sipas medieve greke:
E enjte, 14 shtator
-10:20 Takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Taulant Balla
-12:30 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio
-14:00-18:00 Konferenca Ndërministrore
Seksionet e konferencës janë si më poshtë:
-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor
-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar
-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor
E premte 15 shtator
-11:00 Vizitë në Burgjet e Durrësit dhe Fredi Beleri
Burimi: iefimerida.gr