Miliona euro në zemër të Tiranës, Rusta: Fatmirësisht nuk pati dekonspirim as nga italianët e as nga shqiptarët

Prokuroria e Posaçme SPAK zhvilloi  pak ditë më parë një operacion kundër mashtrimit përmes Call Center-ëve, duke arrestuar dhe ndaluar disa persona të përfshirë në një skemë mashtrimi ndaj shtetasve europianë.

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tetë persona, emrat e gjashtë prej tyre janë: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi.

Ky hetim, mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Call Center-at.

Gazetarët italianë arritën të infiltrojnë një italian, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e qendrës dhe çdo gjë është realizuar nga emisioni investigativ në Itali, “Le Iene”.

Gazetari Arsen Rusta i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, u shpreh se ndërsa të gjithë kanë bërë monitorim në terren për këtë çështje, e vetmja që nuk ka bërë vëzhgim ka qenë policia.

“Ato pamje që janë regjistruar janë administruar në SPAK dhe BKH dhe ka qenë vendosmëria e BKH-së për të marrë kamerat e sigurisë, sepse janë refuzuar të jepen fillimisht, pasi aty nuk kishte perimetër sigurie dhe ata janë kapur në kushtet e flagrancës dhe fatmirësisht as italianët e as shqiptarët nuk kanë dekonspiruar asgjë”, tha ndër të tjera gazetari Arsen Rusta.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET