“Metamorfoza” kërkon lirinë, Apeli vendos sot për “fatin” e Pëllumb Gjokës, prokurorit dhe ish-kreut të Operacionales
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë këtë të premte kërkesat e bëra nga të arrestuarit në dosjen “Metamorfoza” ku janë të hetuar bisnezmeni Pëllumb Gjoka, Drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe të tjerë, të cilët kanë kërkuar lirinë në Apelin e GJKKO-së.
Bëhet fjalë për një seri të gjatë përgjimesh të realizuara nga autoritetet franceze, ku janë zbardhur një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, kryesisht të ndodhura në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, ku 3 protagonistët në fjalë rezultojnë në hetime si bashkëpunëtorë të disa prej emrave të njohur të botës së krimit shqiptar, si Behar Bajri dhe Ervis Martinaj.