Homazhet e 5 Majit, Meta nderon dëshmorët, Balla i kujton shkarkimin

Presidenti Meta për 5 Majin kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve bashkë me kryeparlamentarin Ruçi dhe anëtarë të qeverisë, ndërsa nga Elbasani,Taulant Balla, edhe në këtë ditë i kujtoi atij sharkimin. Ndërkohë lideri i opozitës, Lulzim Basha, veç kurorave me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”, nderoi dhe Azem Hajdarin, viktimat e regjimit, dhe policët  e rënë në detyrë.

Autoritetet e shtetit dhe politikës kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për 5 Majin. 

Presidenti Meta vendosi kurora lulesh pranë Monumentit “Nënë Shqipëri“ , bashkë me kryeparlamentarin Ruçi dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Meta: Qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjithë liritë që u takojnë në vendin e tyre, në Atdheun e tyre, në mënyrë që Shqipëria të ketë vendin që meriton sa më shpejt në BE.

Përtej këtij mesazhi, socialistët edhe në këtë ditë i kujtuan Kreut të Shtetit se nuk do të heqin dorë nga nisma e tyre për shkarkim.

Balla: Të jeni të sigurt se ne këtë proces do ta çojmë deri në fund.

Edhe lideri i opozitës Lulzim Basha nderoi 5 Majin me homazhe  në Varrezat e Dëshmorëve.

Homazhet e 5 Majit, Meta nderon dëshmorët, Balla i kujton shkarkimin

Në këtë ditë ai përkujtoi Azem Hajdarin, 22 të pushkatuarit e bombës  në ish-ambasadën Sovjetike, nderoi policët e rënë në detyrë, si dhe kapiten Feti Voglin të vrarë në Afganistan.

Kryeministri Rama e përkujtoi 5 Majin me një dedikim të veçante në profilin e tij zyrtar në facebook.  

 

EMISIONET