Meta nderon Dëshmorët, përkujtohet 78 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

Kreu i Partisë së Lirisë ishte sot në Varrezat e Dëshmorëve për të bërë homazhet për Ditën e Çlirimit.

Ai e quajti këtë ditë, një ditë reflektimi për tu angazhuar në forcimin e Shqipërisë dhe pozitës së saj si vend europian.

"Sot është një ditë krenarie për sakrificat e pakufijshme të asaj gjenerate të re dhe patritoike që sakrifikoi jetën dhe dha gjithçka për lirinë e atdheut.

Një ditë mirënjohje për të gjtiha ata që kundërshtuan pushtiminn në 7 prill 1939 deri në ditën e Çlirimit.

Sot njëkohësisht është dhe një ditë reflektimi për tu angazhuar më shumë për një betejë po kaq të rëndësishme që është forcimi i Shqipërisë, i pozitës dhe garantimit të së ardhmes si një vend europian, e demokratik ku qytetarët janë me besim e opetimizëm për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë vend, ku është derdhur gjaku i djemve dhe vajzave më patriot, atdhetarë e të ndershëm," tha Meta.

EMISIONET