Meta kthen marrëveshjen për Parkun Butrintin. Nuk e dekreton

Meta kthen marrëveshjen për Parkun Butrintin. Nuk e dekreton

Presidenti Meta ktheu sot (20 qershor) për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit

"Cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar; Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO; Bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese" argumenton presidenti Ilir Meta.

Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij, vijon argumentet e tij presidenti.

Ilir Meta: "Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje; Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre; Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian .

Kreu i shtetit kërkon gjithashtu të ngrihet një Komision i Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit.

EMISIONET