Konfirmuan zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Meta: kërkon procedim disiplinor ndaj gjyqtares Kushtetuese Fjona Papajorgji e të tjerë

Presidenti Ilir Meta kërkon domosdoshmërisht nisjen e menjëhershme të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit/rëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Kërkesa ka të bëjë me hetimin e gjyqtarëve që vendosën rrëzimin e kërkesës së Shoqatës së Bashkive për të shpallur si antikushtetuese zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke rrëzuar përfundimisht mundësinë për ripërsëritjen e zgjedhjeve që PD dhe LSI bojkotuan votimet.

"Gjykatë për fat të keq, i zhgënjeu të gjithë, për shkak të shtrembërimit të fakteve që kërkonin adresim....Kjo është një nga shkeljet më të rënda të Gjykatës Kushtetuese, që përmes një procesi jo transparent, duke cenuar procesin e rregullt ligjor, dhe barazinë e palëve në gjykim, i mohoi Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, të drejtën për të marrë një përgjigje përfundimtare për pyetjen që kishte ngritur " shkruan presidenti në dosjen drejtuar KPA.

Te hetohet Papajorgji

Meta kërkon që hetimi disiplinor të nisë nga gjyqtarja Fiona Papajorgji e cila ka qenë relatore e kësaj çështjeje por dhe për anëtarëve të tjerë të kësaj gjykate që do të rezultojnë të përfshirë.

Kërkesa mban datën 24 janar 2022 dhe i është dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i cili përgjatë mandatit të tij 9-vjeçar është përcaktuar si institucioni kushtetues që ka juridiksionin dhe kompetencën e shqyrtimit të çështjeve/shkeljeve disiplinore të konsumuara prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

"Pas shqyrtimit të të gjithë dosjes gjyqësore që na është përcjellë nga Gjykata Kushtetuese, rezultojnë disa të dhëna e fakte që bëjnë të detyrueshme t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht zonja Fiona Papajorgji dhe relatore e kësaj çështje ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit. Përsa rezulton në dosje ekziston dyshimi ynë se në këtë veprimtari në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, mund të jenë përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese" thuhet në kërkesën e presidentit me nr protokolli 287

Presidenti kërkon të merren masa emergjente  

Presidenti shkruan se u vë në dispozicion Kolegit "shkeljet profesionale dhe etike" që janë konstatuar përgjatë shqyrtimit gjyqësor dhe të cilat gjykata Kushetuese nuk ka interes të njoftojë Kolegjin (pikërisht të faktit se mund të jenë përfshirëshumë anëtarë tëtrupës gjyqësore)”

"Këto të dhëna sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë domodosmërisht që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor dhe të merren masa emergjente dhe të themelta në lidhje me këtë procedim disiplinor sipas ligjit" vijon kërkesa. 

Një veprim të tillë Meta thotë se e ka marrë në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues dhe që ka për detyrë të monitorojë funksionimin normal të mekanizmave kushtetues dhe si palë pjesëmarrëse në procesin gjyqësor kushtetues ku janë konstatuar shkeljet.

Si u caktua Fiona Papajorgji Relatore?

Bëhet fjalë për 20 fakte dhe rrethana që sipas presidentit diktojnë nevojën për nisjen e procedimit disiplinor të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. P

residenti vlerëson se është tërësisht e paqartë dhe e pazbardhur se si i është caktuar zonja Fiona Papajorgji si relatore për këtë dosje, pa hedhur një procedurë shorti si kërkesë taksative e ligjit.

Sipas dosjes  Fiona Papajorgji, edhe në cilësinë e Relatores, që ka qenë kundër kalimit të çështjes në seancë gjyqësore publike.

"Fakt është që zonja Fiona Papajorgji, ka votuar kundër kalimit të çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, duke qëndruar në mendim pakice, pozicion ky qëi lidhur me veprimet e marrjes së dosjes pa short si relatore dhe me veprimet e mëtejshme të parregullta të kryera nga ky gjyqtar, tregojnëpër shkaqe njëanshmërie të kësaj gjyqtare"

Nuk dërgoi pyetjet në Venecia 

Më tej asnjë prej pyetjeve të palëve(Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Partisë Bindja Demokratike) nuk i është përcjellë Komisionit të Venecias dhe se dosja gjyqësore nuk përmban asnjë dokument për të dokumentuar; mënyrën se si u formuluan pyetjet e Gjykatës Kushtetuese për në Komisionin e Venecias.

Presidenti krijon bindjen se relatorja ka shmangur dërgimin e pyetjeve komisionit të Venecias dhe i ka paraqitur Kryetarit të Gjykatës për nënshkrim vetëm tre pyetje që janë ngritur prej saj.

"Nga hetimi disiplinor që do të kryejë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që do të duhet të përfshijë dhe dhënien e shpjegimeve prej trupës gjyqësore kushtetuese, mund të rezultojëqë edhe anëtarë të tjerë të trupës aktuale të Gjykatës Kushtetuese, të jenë të përfshirë në këtë shkelje të rëndë të ligjit dhe të etikës, qëdiskretiton figurën e gjyqtarit kushtetues, por këtë do të duhet ta zbardhë hetimi disiplinor" thuhet në faqet 8-9 të dokumentit.

Presidenti thotë se veprimet e Papajorgjit ishin në favor të PS që e nominoi në detyrë

"Gjithsesi dyshimi i bazuar dhe i mbështetur në provat që kemi në dispozicion bie fillimisht tek Relatori i çështjes, gjyqtarja Fiona Papajorgji, e cila ka për detyrë të kujdeset për dosjen dhe relatimin dhe veprimet e plota mbi të, por referuar faktit të caktimit  si relatore pa short; qëndrimeve të saj individuale të mbajtura prej saj fillimisht në kolegj, apo më pas në mbledhjen e gjyqtarëve, për të mos kaluar për shqyrtim çështjen më të rëndësishme të vendit, krijojnë të gjithë dyshimin e arsyeshëm mbi njëanshmërinë e saj, në favor të organit të emërtesës që e ka zgjedhur atë në këtë detyrë (Kuvendit të Shqipërisë) dhe Këshilli i Ministrave, mazhorancën e të cilave e mbizotëron subjekti politik Partia Socialiste, e cila përmes përfaqësuesve të saj në KQZ dhe përmes një rezolute të Kuvendit, realizuan pa garë, pa dekret të Presidentit, dhe pa alternativa, zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke bërë të mundur kapjen totale përmes emërimeve politike tëgjithë pushtetit vendor, si të gjithë Kryetarëve të Bashkive ashtu dhe të gjithë anëtarëve të Këshillave Bashkiakë?" 

Transparenca 

Vendimi i Gjykates Kushtetuese u mor në datën 4 nëntor 2021 dhe u shpallur i arsyetuar në datën 2 dhjetor 2021

Më 9 dhjetor 2021 presidenti i kërkoi Gjykatës Kushtetuese vënien në dispozicion të një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore të këtij vendimi dhe dokumentet që pasqyrojnë në mënyrë kronologjike hapat proceduralë dhe aktet që dokumentojnë këto hapa dhe vendimmarrjet përkatëse, që nga momenti fillestar i depozitimit të kërkesës prej shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes, diskutimet në Kolegj dhe Mbledhjen e Gjyqtarëve, si dhe të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar shqyrtimi i kësaj çështjeje deri në zhvillimin e seancës gjyqësore publike përfundimtare e shpalljen e vendimit. 

Dosja iu vu në dispozicion presidencës më 16 dhjetor 2021.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET