Mësuesja shpëton fëmijën falë manovrës së parë në serialin "Grey's Anatomy"

Kjo është historia ku një djalë tetë vjeçar, i cili ishte gati po mbytej nga një kafshatë në shkollë, shpëtohet nga mësuesja e tij e guximshme, Flavia Napolitano.
Mësuesja e një shkolle fillore të Perugia, nuk e dinte manovrën e zhbllokimit, e ashtuquajtura manovra Heimlich, por në ato momente emocionuese ajo kujtoi se e kishte parë të praktikohej në serialin e njohur televiziv Grey's Anatomy, duke u përpjekur ta vinte në praktikë dhe t'i shpëtonte jetën fëmijës.
Tani mësuesja është shpërblyer për gjestin e saj dhe me këtë rast ka dhënë një apel: “Ta bëjmë të detyrueshme për të gjitha kurset jetë shpëtuese”.
"Unë po bëja një zëvendësim - tha mësuesja - dhe isha në një klasë jo timen, kur në një moment pashë një fëmijë praktikisht blu në fytyrë. E kuptova menjëherë që po mbytej. Bërtita për ndihmë dhe në të njëjtën kohë që unë nxitova mbi të, e mora dhe e vura në këmbë. Pikërisht në atë moment erdhi në mendje një skenë nga seriali televiziv ku Doktor Owen Hunt, luajtur nga aktori Kevin Mckid, ushtron manovrën mbi një fëmijë për ta çliruar nga një trup i huaj që kishte gëlltitur. Fatmirësisht ai kujtim funksionoi, deri në atë pikë sa fëmija e nxori kafshatën nga fyti dhe mori frymë”.
Duke kujtuar ato momente, mësuesja është ende e emocionuar
Fëmija u dërgua më pas në spital për kontrolle të mëtejshme, ndërkohë mësuesja ka krijuar një miqësi të madhe me prindërit e tij.

