Mësim në klasa “të akullta” në shkollën “7 Marsi” në Tepelenë, nxënësit: Nuk kemi ngrohje

Teksa temperaturat në vendin tonë po shënojnë minus disa gradë Celsius, në shumë shkolla nuk ka sistem ngrohje. Në shkollën “7 Marsi” në Telepenë, nxënësit e pranojnë se bëjnë mësim me xhupa, ndërsa thonë se nuk kanë sistem ngrohjeje.
Fenomenin e ka pranuar edhe vetë ministrja e Arsimit Evis Kushi.

200 nxënës të shkollës 9-vjeçare “7Marsi” në Tepelenë po zhvillojnë mësimin në kushte të vështira.

Pavarësisht se temepraturat janë duke shënuar disa gradë nën zero në vendin tonë, nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë ngrohje.

Sistemi i ngrohjes i instaluar një vit më parë, ka dalë jashtë funksionit.

Kur media shkon në shkollë, nxënësve u jepet kjo porosi:

"Na ka thënë mësuesja që të themi, në shkollë kemi ngrohje,' thonë ata.

Por disa nxënës e tregojnë të vërtetën.

"Në klasa rrijm me xhup,sepse është ftohtë".

Edhe prindërit shprehen të shqetësuar për situatën e ngrohjes së shkollës," thanë nxënësit.

"S'kanë ngrohje. Kanë kaldaja por nuk i vënë në punë, këtë nuk e dimë pse?"

Problematikën me ngrohjen e shkollave e ka pranuar edhe vetë Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila tha se, ministria ka kërkuar në mënyrë urgjente, pajisjen me sistem ngrohjeje të 28 shkollave nga ana e bashkive.

Gjithashtu në 51 shkolla sipas Kushit, grohja bëhet përmes sistemit elektrik por ngarkesa në rrjet, ka sjellë vështirësi për ngrohjen optimale të tyre, ndërsa në disa shkolla në Dibër dhe në Devoll, orët e mësimit janë shkurtuar me 10 minuta.

EMISIONET