Mesazhet e dyshimta/ Eksperti i IT-së, Semanaj: Mos i klikoni, kanë linqe me virus, mund t'ju vidhen kredencialet
Eksperti IT, Besmir Semanaj në një intervistë në Ora News u shpreh se mesazhet e dyshimta në pajisjet tona mund të kenë linqe që kanë virus dhe kur një person klikon në këto mesazhe apo linqe atëherë virusi instalohet në pajisjen e përdoruesit.
Semanaj: Kemi dy skenare.
Skenari i pari është që linku mund të ketë një virus, pra në momentin që ju klikoni linkun si nga kompjuteri ose nga telefoni, në pajisjen tuaj mund të instalohet një virus i cili kuptohet që do marrë nën kontroll pajisjen tuaj.
Me anë të këtij linku mund t’ju vidhen kredencialet, mund t’ju klonojnë bisedat etj.
Kjo është skenari i parë.
Kurse skenari i dytë është që ky është thjesht vetëm hapi i parë i hakerimit.
Në momentin që ju do vendoni të dhënat personale, pas kësaj do nisë një bashkëbisedim me hakeruesin.
Megjithëse këto nuk janë shqiptarë duke përdorur inteligjencën artificiale përkthyesit e ndryshëm online do futen në komunikim.
Në momentin që vendoset komunikimi ka dy mënyra.
E para do jetë ose me joshje pra duke ju ofruar që dikush ka dhuruar për ju një dhuratë ose një pako që ka një kosto që mund të jetë 1000 euro.
Kurse një grup tjetër vepron edhe me pjesën e kërcënimit që është pra nëse ju nuk do bëni pagesën që t’ju vijë pakojë ju do keni pasoja ligjore, etj.

