Mesazh për PD-në? Rama: Aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë...

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një thënie të shkrimtarit të njohur Samuel Beckett.
Samuel Beckett: "Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur."
Referuar situatës së tensionuar në PD dhe zhvillimeve të ditës së sotme ku pati përpasje mes mbështetësve të Berishës dhe të Bashës në selinë e PD-së, duket se kryeministri po i dërgon një mesazh kampit opozitar.
Çfarë po ndodh në PD?
11 dhjetor 2021 Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në “Air Albania” shkarkoi me votim të fshehtë Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të PD-së dhe miratoi statutin e ri të PD-së.
Miratoi nen për nen statutin e ri të PD-së.
Riktheu vulën dhe simbolet e vjetra të kësaj partie, duke tentuar kështu shmangien e debatit me Lulzim Bashën për vulën e partisë.
Shkarkoi nënkryetarët, sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë.
Vendimi për shkarkimin e Lulzim Bashës do të hidhet në referendum më 18 dhjetor.
Gjithashtu u ngrit një komisioni i përkohshëm i rithemelimit të PD-së që do ta drejtojë këtë parti deri me 22 mars 2022 kur është parashikuar të mblidhet sërish Kuvendi.
Në këtë Kuvend morën pjesë 4935 kandidatë.
12 dhjetor 2021 Lulzim Basha mbledh në selinë PD krysinë partisë dhe shkarkon kryetarët e 11 degëve të PD-së
12 dhjetor 2021 Lulzim Basha mbledh Këshillin Kombëtar dhe e quan “nul” Kuvendin e mbledhur nga Berisha dhe të gjitha vendimet e dala prej saj.
Gjithashtu me votë të fshehtë Këshilli shkarkoi Edi Palokën nga posti i kryetarit të këshillit kombëtar si dhe 9 anëtarë të kryesisë së PD, që ishin të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Komisioni i përkohshëm i rithemelimit dhe Berisha i quajti “nul” vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar dhe Lulzim Basha që tashmë sipas tyre është i shkarkuar nga posti i kryetarit të PD-së.
13 dhjetor 2021 Partia Demokratike do të depozitojë në Gjykatë ndryshimet e reja statutore.
18 dhjetor 2021 Do mbahet Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha. Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij kanë nisur punën përgatitore për Kuvendin e 18 dhjetorit për të cilin sekretari Bardhi ka deklaruar se ka pjesëmarrjen e 5259 delegatëve, ose 69%.


