Mesazh me tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detajet e shpërthimit gjatë natës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 09:18

Policia e Shtetit njofton se: “Në Kuçovë, gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

