“Merrni edhe zarfe, por turpëroni veten” Berisha: Biznesmenë tërhiquni nga bordet e qeverisë!
Në një konferencë për mediet ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje sipërmarrësve dhe biznesmenëve që të tërhiqen nga bordet e qeverisë.
Ai theksoi se me praninë e tyre në borde mund të fitojnë lehtësira dhe të marrin zarfe, por turpërojnë veten dhe bëhen përgjegjës para ligjit për këtë veprimtari.
Berisha: I bëj thirrje të mos pranojnë një regjim të tillë. E mbyll me një thirrje për të gjitha anëtaret e Bordeve, largohuni, braktisini sepse po merrni rol të shëmtuar të një qeverie që vetëm vjedh dhe vetëm vjedh, ju garantoj. Çfarë biznesmenësh jeni ju që pranoni në interes të një qeverie dhe një njeriu që vjedh, t’u caktoni shqiptarëve çmimet. Nga buron kjo fuqi? Ndaj me praninë tuaj në borde mund të fitoni lehtësira dhe të merrni dhe zarfe, por turpëroni veten tuaj dhe bëheni përgjegjës para ligjit për këtë veprimtari që kryeni. Çmimet po rriten.
Bordet po përligjin qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë ndaj rritjes së tyre. Ka vetëm një qëndrim kur rriten çmimet, indeksimi dhe vetëm indeksimi. Zonja dhe zotërinj që vini në borde, s’mund të jeni ju indeksimi. Ju shkelmoni. Tërhiquni, gabuat. Ligji do të jetë ligj. Ju garantoj se sot Edi Rama ju ka garantuar ju, por përgjegjësia do të jetë më e madhe për ju. Ndaj në emër të PD, ju kërkoj që të largoheni.


