Sot e nesër mbani çadrat me vete, Gjoni: Ja si parashikohet moti për këto dy ditë, temperaturat do jenë në ...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se në dy ditën e ardhshme do të ketë reshje të lehta shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit.
Nga ana tjetër, Gjoni bëri me dije se temperaturat maksimale do të jenë në 22 gradë celsius.
"Moti parashikohet në orët e para të 24 orëshit i vranët e reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura.
Në momentin e vranësirave të dendura, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në zonën e qendrës dhe kryesisht zonën e jugut", u shpreh ndër të tjera Anira Gjoni nga IGJEUM.
Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut kryesisht në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: