MERRET VENDIMI: 4595 punonjës të policisë së burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për 3 vite

MERRET VENDIMI: 4595 punonjës të policisë së burgjeve

Qeveria ka garantuar sigurim jete për 4595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare, duke ofruar mbrojtje shëndetësore dhe financiare si për punonjësit, ashtu edhe për familjet e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksoi se ky sigurim përfaqëson jo vetëm një dhuratë të fundvitit, por edhe një angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit.

Çdo punonjës i siguruar pajiset me policë individuale sigurimi jete dhe shëndeti dhe kartë individuale të sigurimit.

Mbulimi i shpenzimeve mjekësore në raste aksidenti përfshin trajtim spitalor, ndërhyrje kirurgjikale/mikrokirurgjikale, medikamente të rekomanduara, vizita dhe ekzaminime, transport mjekësor të nevojshëm.

MERRET VENDIMI: 4595 punonjës të policisë së burgjeve

Procedurat e përfitimit janë me garanci paraprake: Punonjësi njofton kompaninë e sigurimit, e cila menjëherë dërgon garancinë e pagesës pranë klinikës ose spitalit ku kryhet shërbimi si dhe me rimbursim; Në rast se shërbimet merren jashtë rrjetit mjekësor, shpenzimet rimbursohen nga kompania e sigurimit menjëherë pas paraqitjes së dokumentacionit përkatës.

Drejtori i përgjithshme i Burgjeve, Klevis Qose shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar.

EMISIONET