Merr flakë një godinë e braktisur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2022, 11:35
Ka marrë flakë një godinë e braktisur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit.
Flakët kanë shpërthyer brenda mjediseve të godinës ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Godina ndodhet pranë drejtorisë së ujësjellësit në Fier, në afërsi të një blloku banimi.
Menjëherë kanë mbërritur uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse për të neutralizuar zjarrin i cili ka avancuar në të gjithë objektin.
Objekti prej kohësh është i braktisur dhe i pabanuar.
Nuk dihen shkaqet e zjarrin në një ditë me shi si kjo e dielë në Fier.


