"Open Ballkan" Merkel: Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet. Rama: Kosova teori konspirative

Kancelarja gjermane Angela Merkel nga Tirana bëri thirrje liderëve të Ballkanit të bashkohen nismës së “Open Ballkan” e cila sipas saj nuk zëvendëson  procesin e Berlinit që e nisi në 2014.

Angela Merkel: Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje e në këtë kontekst nuk mund të zënvendësohet por mund të përshpejtohen brenda këtij procesi.  Jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, Gjermania e BE ka një interes të vetin në anëtarësimin në BE por sigurisht është diçka tjetër procesi ibsahkëpunimit në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE apo këndvështrimi gjerman. Nëse ju takoheni është e drejta juaj dhe unë këtë e përshëndes shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim.

Edhe kryeministri Edi Rama nënvizoi se “Open Ballkan” nuk është kontradiktë me procesin e Berlinit por pjellë e tij.

Teori konspiracioni 

Edi Rama sqaroi edhe me një mesazh direkt drejtuar Albin Kurtit.

Edi Rama:"Ne duam të ecim më shpejt, dhe një nga pengesat ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se kishte paragjykimin se lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Fatktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë por bën teori konspiracioni për Open Ballkan. Traseja është shtruar "Open Ballkan" është një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit.

Në takimin e lamtumirës me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor Angela Merkel edhe pse nuk do ketë më fuqinë e vendimmarrjes si lidere e e  Europës premtoi se do të japë ndihmën e duhur.

"Zemra ime rreh për këtë rajon. Ndoshta do të më nxisë dielli të vijë e të ndjek nga afër zhvillimet e këtyre vendeve"  tha Merkel në konferencën për median në Tiranë.

 

EMISIONET