ÇMENDURI NË BERAT/ Xhirim dhe djegie gomash në mes të qytetit, “piloti” i shpëton burgut, por nuk hypën më në makinë. VIDEO

Kreu manovra të rrezikshme me automjet me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesi, si dhe i pezullohet leja e drejtimit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, pas denoncimeve të bëra nga disa qytetarë, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme, gjatë qarkullimit në qytetin e Beratit, kanë organizuar punën për identifikimin e tij.

ÇMENDURI NË BERAT/ Xhirim dhe djegie gomash në mes të

Si rezultat i monitorimit të kamerave të sigurisë dhe i kontrolleve në terren, është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, drejtuesi, së bashku me automjetin me të cilin kryente manovra.

Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, me masën administrative 60 000 lekë të rinj, si dhe i kamë pezulluar lejen e drejtimit, në bazë të neneve 139, 72 dhe 79, të Kodit Rrugor.

ÇMENDURI NË BERAT/ Xhirim dhe djegie gomash në mes të

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

EMISIONET