Mehmeti tregon arsyen pse u mbyllën shkollat për 3 ditë: Nuk ishte shkak i ftohti
Këtë javë nga data 23-25 janar, shkolla ishte e mbyllur për shkak të motit të ftohtë dhe të acart.
Eksperti i arsimit Ndiçim Mehmeti, tha se shkollat nuk u mbyllën se nuk u menaxhua ngrohja e shkollave, por për shkak të përhapjes së pandemisë së Covid-19.
Ai tha se mbyllja e shkollave ndikon negativisht te nxënësit duke qenë se po afrojnë dhe provimet e maturës.
Ndriçim Mehmeti: Shkollat u mbyllën, jo për shkak se nuk menaxhojmë dot ngrohjen e shkollave por për faktin e përhapjes masive të Covid-19. Kjo ndikon shumë negativisht se jemi para maturës shtetërore, përpara provimeve të lirimit, rikthimin pas një periudhe të gjatë të mësimeve, herë të kombinuara herë online. Në Tiranë ka shkolla me 4 turne dhe sido si te jetë, moti do të jetë i ftohtë.
Ai tha se shteti nuk ka fokus te arsimi dhe shëndetësia, të cilat sipas tij janë dy gjëra shumë të rëndësishme për një vend.
Më tej shtoi se ka një seri problemesh ndërsa theksoi se nuk ka transparencë se kush shkolla janë mbyllur.
Ndriçim Mehmeti: Ne dy gjërat kryesore, Shëndetësinë dhe Arsimi ku shteti duhet të merrte përsipër rolin më të madh, ne këto të dyja i kemi lënë pas dore, sidomos arsimin. Është krejt e pakuptueshme që kopshtet vazhdojnë dhe shkollat ndërpriten. Pse nuk ka ftohtë në Universitete? Ne nuk kemi sot një hartë se cilat janë shkollat që janë mbyllur që rrezikojnë që për shkak të dëborës të shemben. Ka një seri problemesh
Në lidhje me regjistrat që tashmë nuk janë më në shkolla, ai tha se kalimi i notave te a-albania është një ngarkesë shumë e madhe për mësuesin.
Ndriçim Mehmeti: Për mua është një ngarkesë shumë e madhe për mësuesin. Mësuesi është bërë si sekretar. Ne e kemi shumë shumë mirë regjistrin, duhet të ketë një regjistër fizik. Është e tepërt që regjistri të futet në a-albania.

