Mediu takohet me zyrtarë të lartë britanikë, temat që diskutuan

Kryetari i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu ka zhvilluar një vizitë në Lonër si anëtar i ELN (European Leadership Netëork).
Mediu është takuar në Londër me zyrtarë të lartë britanik, me ish-shefin e shtabit të ushtrisë Britanike Lord David Richards dhe deputetin konservator Mark Pitchard.
Temat që u diskutuan mes zyrtarëve ishin situata në Ballkan dhe pasojat e luftës Rusi-Ukrainë.
Ndërkohë Mediu në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se në fokus të bisedimeve ishin dhe marrëdhëniet në Republika Sërbska ne BiH si dhe mundësia e përdorimit të këtyre marrëdhënieve për të krijuar një vatër tjetër konflikti në Ballkan.
Postimi i plotë
Gjatë vizitës në Londër i ftuar si anëtar i ELN(European Leadership Netëork), pata kënqësinë të takohesha dhe të flisnim për situatën në Ballkan me Lord David Richards ish shefi i shtabit të ushtrisë Britanike. Me Mark Pritchard deputetin konservator Britanik mik i Shqiptarëve dhe anëtar i komitetit të inteligjencës në parlamentin Britanik.
Diskutimet u përqëndruan rreth situatës në Ballkan dhe veçanërisht pasojat dhe tensionet e krijuara nga pushtimi Rus i Ukrainës.
Ndikimi Rus në ballkan dhe më konkretisht mardhëniet me Serbinë armatimin e saj nga Rusia dhe Kina, mardhëniet në Republika Sërbska ne BiH, mundësinë e përdorimit të këtyre mardhënieve për të krijuar një vatër tjetër konflikti në Ballkan.

