Mediu: Opozita ka nevojë për një qeverisje hije ndryshe, përfaqësimi i diasporës i domosdoshëm
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se Opozita ka nevojë për një qeverisje hije që të japin idenë e një qeverisje ndryshe.
Mediu tha se gjysma e shqiptarëve jeton jashtë në diasporë dhe përfaqësimi i tyre në kuvend dhe ekzekutiv është i domosdoshëm për opozitën.
Mediu: Opozita ka nevojë për një qeverisje hije që të japin idenë e një qeverisje ndryshe. Pra që të ofrojë përfshirjen e njerëzve me integritet moral dhe profesional. Unë them që duhet ta ngremë në një nivel tjetër nga KOP-i. Shqiptarët duan të shohin një qeveri që nuk është një interes i ngushtë politik.
Ne i kemi gjysmë ne shqiptarëve jashtë në diasporë dhe përfaqësimi i tyre në kuvend dhe ekzekutiv është i domosdoshëm për opozitën. Nëse Rama i ka larguar ata me qëllim ne duhet t’i afrojmë.


