Mediat nën sulm, Myzyraj: Për 8 vite Veliaj nuk ka dhënë asnjë deklaratë për gazetarët

Gazetari Isa Myzyraj i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për lirinë e medias, ku u ndal edhe tek sulmet që kryebashkiaku Veliaj ka bërë ndaj mediave.

Myzyraj: Nga viti 2015 deri në vitin 2023, diku tek rreth 8 vite që zoti Veliaj nuk ka një deklaratë të vetme për media dhe nuk është deklaratë kur ai mbjell një pemë. Deklaratë për media është kur zyra e bashkisë njofton gazetarët për ti bërë pyetje. Nuk ndodh që në kryeqytetin e një vendi, në qytetin e një vendi, kryetari i bashkisë të mos japë llogari para gazetarëve. Pse ka frikë zoti Veliaj për të mbajtur një deklaratë për mediat?

EMISIONET