Media franceze: Krimi i organizuar dhe korrupsioni dy fusha ku Shqipëria shkëlqen

Media franceze: Krimi i organizuar dhe korrupsioni dy fusha ku Shqipëria

I dërguari special i gazetës prestigjoze franceze “Le Figaro”, gazetari Thierry Portes, i cili ndodhej javën e kaluar në Tiranë, pati mundësinë të zhvillonte një intervistë mbi procesin e reformës në drejtësi me Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Në artikull thuhet se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dy fusha ku Shqipëria shkëlqen.

“Drejtësia shqiptare po përjeton një vrimë të thellë në ajër. Reforma ambicioze, e votuar në 2016, e cila gradualisht po vihet në zbatim, ka çuar veçanërisht në mënjanimin e një numri të madh gjykatësish të paskrupullt, duke prishur të gjithë ndërtesën. Për shkak të mungesës së personelit, shumë dosje janë të vonuara. 

Dhe dyshimi fillon të zgjidhet. Sepse ndërsa popullata është tërbuar nga ngadalësia e procedurave dhe është e paduruar që më në fund të shohë rrëzime të famshme, rrjetet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen  janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohet se i rrëzon ata, por e cila deri më tani u ka dhënë atyre pushime të gjata gjyqësore.”- shkruhet në artikull.

Në shkrimin e tij Portes thekson: Sokol Sadushi, zëvendës presidenti i Gjykatës së Lartë, i cili është një nga autorët e kësaj reforme të dëshiruar prej kohësh e sot të duartrokitur nga Bashkimi Evropian, mbetet në bindjen "që nuk ka patur rrugë tjetër e që eshtë zgjedhja më e mirë për Shqipërinë.

Ne zyrën e tij në qendër të Tiranës ai artikulon se procesi është më shumë pozitiv sesa negative e që më e rëndësishmja është reformimi i sistemit e të gjithë do të binden kur të jetë vendosur atehere kur gjykatesit do të jenë më pak të korruptuar , më pak të varur nga politika, më profesionistë, më pergjegjës e me të vlerësuar, sipas kritereve të qarta e transparente.

EMISIONET