“Më vodhën xhiron ditore” Kërcënohet me armë shitësja në Tiranë, një person i grabit paratë në kioskë

Një shitëse në Tiranë ka denoncuar në polici se në kioskën ku punon, një person e ka kërcënuar me armë zjarri.
“Rreth orës 17:10, tek “Xhek Imperial”, tek një kioskë, një grua ka denoncuar se një person e ka kërcënuar me armë dhe i ka vjedhur xhiron ditore”, ka thënë policia.
"Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
