Me syze dhe i shoqëruar nga tre policë, Momenti kur Lefter Koka lë Drejtorinë e Policisë niset drejt Gjykatës

Me syze dhe i shoqëruar nga tre efektivë policie ish ministri i Mjedisit ka dalë nga ambientet e Drejtorisë së policisë së Tiranës për të shkuar në Gjykatën Speciale ku dhe do i komunikohet masa e sigurisë dhe akuza.
Ora News sjell momentin kur ai ka dalë nga ambientet e drejtorisë së policisë.
Ndërkohë që në Gjykatë Koka do të mbrohet nga avokati Fatmir Braka. Seanca do zhvillohet me dyer të mbyllura por pritet që në momentin e vendimit gazetarët të jenë të pranishëm.
Koka pritet të japë shpjegime lidhur me akuzat.
Veç Lefter Kokës janë në kërkim Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
SPAK akuzon ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 3.7 mln euro në mënyrë të paligjshme nga kompania koncesionare e inceneratorit të Elbasanit, fonde që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ishte i vetmi nga tre personat, për të cilët u kërkua arresti ku vendimi i gjykatës u zbatua më 14 dhjetor, ndërsa për dy administatorët e kompanive fituese të tenderit Stela Gugallja dhe Klodian Zoto nuk janë gjetur në banesë dhe vijon kërkimi i tyre pasi i kanë shpëtuar arrestimit.

