"Më mirë t'i ngjajë komshiut, e kam yll" Kujt i ngjajnë fëmijët? Përgjigjet epike të qytetarëve

Kujt i ngjan fëmija më shumë, mamit apo babit? Një frazë që shkakton "debate" mes prindërve, pasi të gjithë duan që fëmija t'iu ngjajë.

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Përgjigjet e qytetarëve për mikrofonin e RTV Ora ishin nga më të ndryshmet. Më poshtë ju listojmë disa nga përgjigjet:

"Ç'rëndësi ka, i kam të mrekullueshëm."

 "I ngjaj më së shumti mamit, ajo është më e bukur, më e qetë, por babi ka qenë gjithmonë arrogant, por gjithsesi njeri me zemër shumë të mirë."

"Të dyve na ngjan."

"Ka ngjarë nga fisi i gruas, e jo nga ajo. Po të ngjani nga ajo do ishin bërë më të mirë."

"Më mirë t'i ngjajë komshiut fëmija se e kam një yll të bukur, sepse babanë nuk e ka gjë fare", shkruan një qytetar në mesazhet për Vox Pop në Ditë e Re.  

 

EMISIONET