“Më futi në banesë, më pë*dhunoi për disa orë”/ Dëshmia tronditëse e të miturës që u abuzua nga pedofili 60-vjeçar në Tiranë

“Më futi në banesë, më pë*dhunoi për disa

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 60-vjeçarit me inicialet K. B. në Tiranë, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Burime bëjnë me dije se e abuzuar seksualisht është një 16-vjeçare, teksa ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrap.

E mitura ka dëshmuar para grupit hetimor se është përdhunuar nga 60-vjeçari rreth 3 muaj më parë, kur ajo ishte ende 15-vjeçe.

Sipas të miturës, shtetasi me inicialet K. B. e ka futur në një banesë në fshatin Vrap, ku e ka mbajtur për disa orë të mbyllur dhe e ka përdhunuar.

Mësohet vajza i ka treguar fillimisht nënës së saj për abuzimin dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.

Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se adoleshentja është e përdhunuar.

Pas ngjarjes, efektivët e Komisariatit nr.1, kanë arrestuar autorin e dyshuar.

EMISIONET