Me FOTO/ Këta janë kosovarët që kapën sot në Tiranë me makinën e mbushur me armë dhe municione. Roli i secilit, kërkohen blerësit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin kundër trafikut të armëve të ndërmarrë nga Policia në kryeqytet.

Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Trasportuesi” janë shtetasit kosovarë: Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi.

Sipas burimeve të gazetarit “Ora News” Edison Vatnikaj dy kushërinjtë (djem xhaxhallarësh) Blerim dhe Muhamed Krasniqi kishin detyrën për të gjetur klientë dhe për të kryer takime me personat e arrestuar.

Me FOTO/ Këta janë kosovarët që kapën sot në

Ndërsa Edonis Thacci dhe Benjami Shala i ndihmonin për transportin e tyre.

Sipas informacioneve grupi në fjalë i shiste armët e zjarrit nga 1500 deri ne 2000 euro përfshirë trasportin.

Ky grup besohet se edhe muaj më parë ka tregtuar armë zjarri në vendin tonë.

Qytetet ku operonin më shumë, sipas gazetarit Vatnikaj, ishin Saranda, Vlora dhe Durrësi.

Ndërkohë policia po vijon marrjen në pyetje për të identifikuar personat blerës të armëve.

EMISIONET