Me armë, fenelina dhe dylbi në makinë, arrestohen të rinjtë në Lezhë

Me armë, fenelina dhe dylbi në makinë, arrestohen të

Dy të rinj janë arrestuar në Lezhë pasi në makinën me të cilën lëviznin iu gjetën të fshehura një armë zjarri, fenelina e dylbi.

"Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Dodge", me drejtues shtetasin D. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. N. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj., 25 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës"," njoftoi policia.

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

EMISIONET