Mbytet anija italiane me destinacion Shqipërinë, deri tani 1 i vdekur 5 të humbur

Një tjetër tragjedi në det. Rimorkiatori që mban emrin "Franco P" i nisur prej Barit drejt Shqipërisë është mbytur rreth 60 mililie nga bregdeti italian.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Deri më tani bëhet e ditur për një viktimë dhe pesë persona të zhdukur. Pas marrjes së sinjalit drejt tij janë nisur helikopterë të mbrojtjes si dhe anijet për të shpëtuar marinarët që gjendeshin në bord.

Komandanti i rimorkiatorit një 63 vjeçar është arritur të gjendet dhe shpëtuar nga grupet e emergjencës, ndërsa mësohet se ai është në gjendje shoku, raporton Ora News.

Po ashtu u bë e mundur edhe shpëtimi i 11 personave të tjerë që ishin në anije dhe që janë në gjendje të mirë shëndetësore

Për operacionin e kërkim shpëtimit në vendin e ngjarjes u nisën pesë anije dhe një helikopter.

Mbytet anija italiane me destinacion Shqipërinë, deri tani 1 i vdekur

EMISIONET