“Mbyllja e RTV Ora sulm politik i Ramës dhe Veliajt ”, Zhllima: Ka akoma kohë, do të fitojë drejtësia

Avokati Gylsen Zhllima në një intervistë për Ora neës me gazetarin Sebastian Zonja foli rreth konfiskimit të RTV Ora.

Avokati Zhllima thotë se ka akoma kohë që RTV Ora të fitojë drejtësinë.

Gylsen Zhllima: Nga pikëpamja profesionale e shikoj që keni akoma kohë për të fituar të drejtat tuaja. Duke qenë se kemi të bëjmë me një ligj të 2009 ku kërkohet një hetim i pasurisë së pronarit. Gjykoj se do të ketë një fitim të drejtësisë. Duke jetuar këtu e shikoj që ka ndikim politik në vendimin e kësaj gjykate. E gjithë situata që ka ndodhur. Një vendim që besoj se Gjykata e Apelit do të bëjë një hetim gjithëpërfshirës. Mendoj që është një sulm i drejtpërdrejtë politik i kryeministrit Rama dhe i kryetarit të bashisë Veliaj.

Nisi me ardhjen forcave speciale në Ora Neës dhe RTV Ora si e shikoni këtë kur gazetari ka vetëm stilolapsin në dorë dhe jo armën?

Gylsen Zhllima: Stilolapsi juaj pasqyron të vërtetën, ato që ndodhin në organet shtetërore, ndaj goditeni gjithmonë. Stacioni juaj televiziv dhe në kohën e Berishës ka qenë një stacion opozitar dhe keni vazhduar e keni mbajtur të njëjtin qëndrim. Në kundërshtim me ligjin Renea është futur në një stacion televiziv. Ju nuk keni treguar se nuk do ti bindeni vendimit të gjykatës. Mendoj se ka bërë dëm e vërteta që ju pasqyroni me lajmet tuaja.

Si e shihni lirinë e fjalës në vendin tonë?

Gylsen Zhllima: Unë do të shprehem për raportin e Komisionit Europian në 2021. Është një raport i publikuar që flet për lirinë e shprehjes dhe mendimit si dhe për ndërhyrjen e politikanëve në media. Në rastin konkret mendoj se gjithmonë BE ka një kujdes të veçantë për lirinë e shprehjes se media ka nj rëndësi të veçantë për të vërtetën. Pas 2017 me lënien dhe të mandateve qeveria aktuale ka përfituar nga marrëveshjet e herë pas hershme. Nëse nuk kemi stabilitet politik gjëja kryesore që goditet është media.  Sot kemi të bëjmë me goditjen e një pronari shqiptar.  Këtu shqiptari godet shqiptarin por me pabesi.

Zhllima thotë se në rast se nuk ndryshohet politikbërja në Shqipëri do të vijojmë të vuajmë pasojat.

Gylsen Zhllima: Këta mendojnë se do të jenë në pushtet gjithë jetën, por nuk do të jenë. Këtu nuk goditet drejtë për së drejti personi në fjalë por goditet media. Se media lejon idetë e ndryshme. Duke goditur televizionin instalohet diktatura.  Pushteti gjyqësor akoma nuk ka kuptuar nëse po bëhet reformë apo jo.  Vetë pushteti gjyqësor ndikohet politikisht. Sa kohë keni ju që vuani pasigurinë si punëmarrës. Pse po kalojnë afatet procedurale të sekuestrimi? Duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri. Po nuk u ndryshua politikbërja në Shqipëri do të vijojmë të vuajmë pasojat.

“Mbyllja e RTV Ora sulm politik i Ramës dhe Veliajt ”, Zhllima:

EMISIONET