Mb*tet një person në ujërat e lumit Mat, afër urës së Zogut

Mb*tet një person në ujërat e lumit Mat, afër urës

Një person është mbytur në ujërat e lumit Mat jo shumë larg fshatit Berzanë të Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në afërsi të urës së Zogut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Më datë 01.08.2025, rreth orës 13:40, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lezhë ka marrë një telefonatë nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D. Q., banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu, do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë, për gjetjen e shtetasit D. Q.  
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

EMISIONET