Mbjellin, por nuk korrin/ Stina e reshjeve rikthen frikën e përmbytjeve në Torovicë të Lezhës

Është koha e mbjelljeve, por në Torovicë, fermerët janë të shqetësuar se nuk do arrijnë të korrin, pasi stina e reshjeve vjen me frikën e përmbytjes së tokave bujqësore.

“Po kemi mbjellë, po sa do marrim nuk dimë gjë,” tha fermeri.

Thonë se është punuar në hapjen e kanaleve kulluese, por ndërhyrja nuk jep garanci për shmangien e rrezikut.

"Kemi frikë për arsyen e përmbytjes, kanë mbjellë grurë dhe nuk i kanë marrë. Mbi 3 kuintal për dynym.

Kam hedhur 10 milion lekë, 2 milion kam marrë , 8 milion minus. Frikë kemi se tokat janë deformuar, nuk janë të sistemuara,” thanë fermerët.

Niveli i tokës ka rënë dhe hidrovori i Balldrenit që evadon ujërat e Fushës së Torovicës ka dalë thuajse jashtë funksioni.

Në këtë kushte kërkohet ndërtimi i një hidrovori të ri që shmangen përmbytjet.

“Hidrovori duhet më poshtë që të thithi në kohën e përmbytjes, më shumë ujë,”  tha një banor.

Torovica, është ndër zonat me rendiment të lartë të produkteve bujqësore, por për shkak të përmbytjeve në dimër e mungesës së vaditjes në verë, fermerët vit pas viti po heqin dorë dhe po i lënë tokat djerrë.

Mbjellin, por nuk korrin/ Stina e reshjeve rikthen frikën e

Mbjellin, por nuk korrin/ Stina e reshjeve rikthen frikën e

EMISIONET