Mbi 5 mijë të përgjuar në 2024/ Prokuroria e Përgjithshme: Më shumë dosje nga policia, 624 të mitur

Pas Spak edhe prokuroria e përgjithshëm ka bërë publikë raportin e saj mbi punën 1 vjecare.

Sipas shifrave rezulton se kjo strukture ka përgjuar mbi 2 mijë shtetas për vepra të ndyshme penale.

Po ashtu thkesohet se policia ka kontribuar me rritje te referimeve ku shqetësues mbetet fakti it ë mitureve të përfshire ne krime.

2159 persona kanë qënë në përgjim nga prokuroria e përgjithshmë.

Në raportin e bërë publik dhe nga analizimi i punës së prokurorëve të rretheve rezulton së veprimet janë kryer për llogari të 405 procedimeve penale për vepra të ndyshme.

Sipas shifrave të pasqyruara jane ekzekutuar 933 vendime per pergjim te autorizuara nga giykata dhe 538 urdhra te prokurorit.

Pjese kanë qenë edhe grupe kriminale që krysisht merreshin me trafik droge apo me klandestine.

Referuar edhe shifrave të bërë publikë nga Spak numri i personave të përgjuar për vitin 2024 kap shifren e 5255 shtetas ku 3096 persona kanë qenë për llogari të 163 procedimeve.

Ndryshe nga SPAK, rezulton se ne prokurorinë e përgjithsmë numeri i referimeve nga policia e shtetit të ketë pasur rritje me 6%.

Nga kto informacionë të ardhura të përfshirjë rezultojnë 624 të mitur.

Përvec SPAK edhe prokuroria e përgjithshme ka vijuar me sekuestrimin e pasurive të subjekteve kriminale.

Referuar shifrave rezulton se gjatë vitit që lam pas 89 pasuri janë konfiskuar me vlerë mbi 163 milion lek, ndër të cilët 79 tokë arë, 4 llogari bankare 1 shoqëri tregtare si dhe para kesh.

 

EMISIONET