Mbi 400 euro një natë në Korçë, çmenden çmimet në juglindje

Rritja e çmimeve ka prekur çdo sektor të ekonomisë, që nga ushqimet, transporti, turizmi e hoteleria.

Gazetarja e Ora News Iris Rrezhda në një vështrim në disa faqe hotelerie në Korçë ka vërejtur se çmimet janë rritur duke shkuar dhe mbi 400 euro nata.

Bëhet fjalë për vila me 3 dhoma gjumi e 4 banjo ku një natë qëndrimi në to shkon mbi 400 euro.

"Kemi gjetur çmime në një sajt interneti në dy vila me mbi 400 euro për një natë. Nuk e di pse kjo rritje kaq e lartë. Sado që është vilë me 6 dhoma, për një familje me katër anëtarë është shumë e lartë.  Ky është rasti i parë që kemi hasur këtë vit," raportoi gazetarja Iris Rrezhda.

Megjithatë pavarësisht kësaj, Korça ka patur mjaft turistë këtë vit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET