Mbi 234 prova tek dosja “Metamorfoza”, 19 dëshmitarë nga Dekani i Juridikut Gasper Kokaj tek gjyqtari Sokol Shehu që liroi Behar Bajrin

Mbi 234 prova tek dosja “Metamorfoza”, 19 dëshmitarë nga

Dosja “Metamorfoza”, në të cilën janë marë të pandehur 7 persona dhe për 8 të tjerë hetimet vijojnë ende, pritet të hapi siparin e shpalosjes dhe ballafaqimit të provave në gjykatën e posaçme.

Bëhet fjalë për mbi 234 prova shkresore dhe 19 dëshmitarët që do ballafaqohen me të pandehurit në gjykatë.

Emra zyrtarësh, dy gjyqtarë të gjykatës së Shkodrës, përfshirë dhe Sokol Shehun që liroi Behar Bajrin nga burgu, Dekani i Fakultetit Juridik në Shkodër, Gasper Kokaj dhe deri tek shefa policie, do paraqiten në gjykatë për të dhënë shpjegime.

Lista e dëshmitarëve, nis me Enver Sylejmanin, Adem Cemuratin dhe përfundon tek Admir Tafilaj, person ky i dënuar me dy burgime të përjetshme.

Mes dëshmitarëve të SPAK është Gasper Kokaj, Dekani i Fakultetit Juridik në Shkodër, njëherësh ish-kandidat për deputet i Partisë Republikane në Shkodër.

Kokaj ka pasur kontakte dhe njohje me Behar Bajrin, sikurse i biri i tij Kristjan Kokaj, që shëtiste dhe bënte xhiro në Shkodër me benz të blinduar nën shoqërinë e kapo bandës, Behar Bajri.

Dëshmitar do thiret dhe Nikollë Marku, ish-kryetari i Partisë Demokratike në zonën e Velipojës si dhe Emanuel Marku dhe Kolec Marku.

Mes emrave të botës së krimit që do vijnë në gjykatë për të dëshmuar është Genc Tafilaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Zylyftarit.

Dëshmitar është dhe Nuredin Dumani, bashkëpuntori i SPAK që në këtë dosje është nën hetim për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Dorian Dulit dhe Genc Tafilajt.

Por ndryshe nga Behar Bajri dhe Bardhyl Mavraj që për këtë episod kriminal kanë masë sigurimi “arrest në burg”, SPAK për këtë kontigjent të rrezikshëm kriminal, nuk ka kërkuar asnjë masë sigurimi për planin e vrasjes së Dorian Dulit dhe Genc Tafilaj.

Një tjetër dëshmitar është Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, që grupi “Bajri” kërkonte me çdo kusht të vriste, për shkak të frikës që kishin nga Ibrahimi.

Dëshmitarë janë dhe dy gjyqtarët e Shkodrës, Besmir Stroka dhe Sokol Shehu, ky i fundit është personi që liroi nga qelia Behar Bajrin, dhe që SPAK dyshon se për këtë vendim Shehu ka marë një shumë financiare.

Lista e dëshmitarëve vijon me Kleant Musabelliun, njeriun që biznesmeni Pëllumb Gjoka kërkonteta vriste për të vënë nderin në vend, pasi djali i Musabelliut I kishte rrahur në shkollë djalin Pëllumbit.

Dhe pas takimit mes prindërve Gjoka-Musabelliu, ky i fundit e ka plagosur me armë Pëllumbin në këmbën e majtë.

Mes dëshmitarëve është një drejtor policie dhe një shef policie.
Hetimet në dosjen “Metamorfoza” vijojnë, pasi në 11 Prill 2024 prokuroria e posaçme SPAK ka vendosur të ndajë dosjen në dy pjesë.

Duke bërë që personat në kërkim si Ervis Martinaj, Bardhyl Mavraj, Elio Hato, Arsad Bashli, Denis Brajoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra dhe Aleks Ndreka, por dhe i arrestuari Nuredin Dumani, të qëndrojnë në hetim, ku në një fazë të dytë dosja me akuzat kundra tyre të zbresi në gjykatë.

EMISIONET