Mbaron afati për riplotësimin e dosjeve. Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku

Mbaron afati për riplotësimin e dosjeve. Gara për kreun e

Sot është afati i fundit i riplotësimit të dosjeve personale të 11 kandidatëve nga 13 të tillë, që kanë aplikuar për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mësohet se dy prej kandidatëve zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kishin përpiluar drejtë dhe saktë dosjen personale që kishin dërguar në Komisionin e Verifikimit të përbërë nga Altin Dukani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Ndërsa për 11 kandidatët e tjerë komisioni konstatoi se kishin mangësi në dokumentacion e për pasojë vendosën të shtyjnë me dy ditë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të dosjeve personale.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar nga burime të brendshme se beteja për të marrë postin 5 vjecar të drejtuesit të BKH-së, duket se po zhvillohet mes dy emrave që aktualisht janë oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mbaron afati për riplotësimin e dosjeve. Gara për kreun e
Elton Kërluku

Joni Keta të vetmin konkurrent potent në këtë garë ka oficerin, Elton Kërlukun. Kërluku, preferohet nga Altin Dumani, i cili ka shprehur vullnetin dhe pëlqimin e tij për ta mbështetur dhe emëruar në krye të BKH-së.

Ndërsa nga ana tjetër zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta, mbështetet nga Arben Kraja. Tashmë nuk dihet se nga cili drejtim do ikin interesat e prokurorit Behar Dibra, i cili ka të drejtë vote në komisionin e emërimit të kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mbaron afati për riplotësimin e dosjeve. Gara për kreun e
Joni Keta

Arben Kraja, ka shkuar mjaft mirë me Altin Dumanin, por mbështetja e tij karshi figurës së oficerit të BKH-së Joni Keta, solli dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij nga posti i Drejtorit të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në SPAK.

Kjo lëvizje e menjëhershme e Dumanit karshi Arben Krajës, është parë brenda korridoreve të SPAK si shenjë hakmarrje ndaj ish-shefit të tij, duke e ulur në detyre dhe lënë si prokuror I thjeshtë në sektorin e krimit ekonomik.

Ndërsa në vend të Krajës, Dumani emëroi prokuroren Dorina Bejko, e cila tashmë është profilizuar si një nga kandidatet e ardhshme për garën e kreut të SPAK.

EMISIONET