Mbahen homazhe në Tiranë për nder të policit Afrim Bunjaku i cili u vra dje nga serbët

Homazhe në nder të efektivit të vrarë në Kosovë Afrim Bunjaku janë mbajtur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin Nënë Tereza, ku me foto të efektivit hero të Kosovës kanë ndezur qirinjë.

Qytetaët te fotot e efektivit, që u vra dy ditë më parë nga forcat serbe në Kosovë, kanë vendosur dhe lule. Ndërkohë që qytetarët nuk kanë ngurruar që të marrin flamuj të UÇK-së.

Më 24 shtatorit një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur  kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë.

Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.

Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

Mbahen homazhe në Tiranë për nder të policit Afrim

EMISIONET