Matura Shtetërore/ Sot zhvillohet provimi parë, maturantët testohen për Gjuhën e huaj
Nga Ora News Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 07:56

Maturantët do t'i nënshtrohen sot provimit të parë të Marturës Shtetërore, atij të Gjuhës së Huaj.
33 mijë maturantë do t'i nënshtrohet provimit në të gjithë vendin.
Provimi do të nisë në orën 10 dhe do të përfundojë në orën 12:30.
Sipas Ministrisë së Arsimit, në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues.
