Matura 2022/ 6000 maturantë marrin 10, më pak mbetës këtë vit në Gjuhën e Huaj
Ministria e Arsimit publikoi rezultatet e testimit të parë të zhilluar më 9 qershor ku 860 maturantë rezultojnë se nuk kanë mundur të kalojnë në provimin.
Krahasuar me një vit më parë vihet re se numri i maturantëve mbetës është shumë më i ulët, pasi në 2021 ishin afro 2 mijë e 200 gjimnazistë të vlerësuar me notën 4.
Me notën maksimale 10 këtë vit janë vlerësuar mbi 6 mijë e 600 maturantë, nga të cilët 600 prej tyre kanë mundur të marrin 60 pikët maksimale.
Ndërkohë vitin e shkuar ishin vetëm 36 nxënës që u vlerësuan me notën 10 absolute.
Nisur nga këto të dhëna rezulton se testi i këtij viti në Gjuhën e Huaj ka qënë më i lehtë për maturantët.
Në datat 9 dhe 11 qershor ata testuan njohuritë në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë si dhe Matematikës, për të dyja provimet rezultatet nuk kanë dalë akoma.
Të premten e 24 qershorit ata do t'i nënshtrohen provimit të fundit, atij të lëndës me zgjedhje.
