Mat, u ikën policisë, identifikohen e shpallen në kërkim 4 persona nga Tirana

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 persona të cilët nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar pasi hërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip 'Volsëagen', ku udhëtonin ato.
Gjatë kontrollit të mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mekanizëm metalik që shërben për blurje të lëndës narkotike me mbetje të lëndës narkotike e dyshuar canabis sativa, një krëhër kallashnikovi me 30 copë fishek dhe tre kapuçë në formë maskash.
Si rezultat i hetimeve të thelluara bazuar dhe në inteligjencë informative u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :
E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Armëbajtje pa leje" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë" .
Po në vijim të hetimeve të thelluara shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë ushtruan kontroll në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh ku dyshohej se do shkonin katër shtetasit e shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit në këtë banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", tre shtetas të tjerë nga Tirana, konkretsht: E.M., R.T; K.K., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë lidhje shoqërore dhe të afërm me shtetasit e shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën ku u gjetën këta tre shtetas gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël canabis sativa që po e përgatisnin në doza.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të këtij rasti.
