MASHTRIMET ME KUFJET/ SPAK e Prokuroria gjermane godasin grupin kriminal shqiptaro-gjerman, 14 viktima (VIDEO-LIVE)
Prokuroria e Posaçme dhe prokuroria gjermane ka zhvilluar një operacion kjundër “call center”-ave mashtruese të koduar “Pandora”.
Përfaqësuesit e SPAK thanë se bëhet fjalë për një hetim që ka nisur në dhjetor të vitit 2023 nga policia gjermane në Nurenmberg të Gjermanisë.
SPAK: “U zbulua se personat vepronin duke u hequr si polic të rremë me qëllim rikuperimin e fondeve në fushën e kriptomonedhave dhe “Forex”.
U ushtrua kontroll në Shqipëri dhe u gjetën prova e si pasojë u lëshuan 5 masa sigurie të arrestit në burg. Ndërsa tre shtetas të tjerë në kuadër të këtij operacioni ndodhen në masën e arrestit në shtëpi.
Dëmi i përllogaritur nga këto mashtrime është në shifrën e 365 mijë eurove.”
Oficeri i policisë gjermane Hoffman tha se operacioni nisi në prill të vitit të shkuar dhe u mundësua në sajë të përgjimeve intensive dhe u bë e mundur shmangia e një humbjeje prej 10 mln eurosh përmes kësaj skeme mashtrimi.
“Kemi 18 muaj që hetojmë për këtë operacion, ne filluam të përgjonim live 20 telefonata mashtruese. Krijuam një qendër kundër thirrjes për të shmangur një humbje mbi 10 milionë eurosh. Zhvilluam edhe hetime komplekse për të lokalizuar qendrat e thirrjeve, telefonatat vinin nga Shqipëria por dhe Kosova, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Libani”, tha oficeri gjerman.
Hoffman u shpreh se hetimet e përbashkëta treguan për një grup kriminal që vepronin nga Tirana, me persona të përfshirë nga mosha 21 deri 36 vjeç.
Ai nënvijëzoi rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare në finalizimin me sukses të këtij operacioni, duke theksuar se provat që sekuestroi SPAK në prill të vitit te kaluar ishin tepër të rëndësishme për të arritur në këtë rezultat.


