Masakra në Velipojë/ Bekteshi: E paimagjinueshme! Po humbasim cilësitë që të rinjtë të punojnë

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Nertila Bekteshi, ka komentuar masakrën e Velipojës, ku si pasojë e një përplasje, mbetën të vrarë dhe 4 persona. Mes tyre 19-vjeçari Musaen Zeneli.

Ajo tha se është një situatë shumë e rëndë që ka të gjithë faktorët shoqëror brenda vetes. Ajo më tej duke u ndalur te vrasja e të riut tha se është e tmerrshme që një person që rritet me frymën e punës gjen vdekjen në mënyrë të tillë.

"Situatë e vështirë emocianoale, e pashmangshme për të mos folur. Është një situatë e paimagjinueshme, e papërceptueshme dhe e pashërueshme. Është një situatë që ka të gjithë faktorët shoqëror brenda vetes. Është një situatë shumë e rëndë të mendosh një adoleshent, i cili është edukuar me punën, me frymën e punës që të sigurosh të ardhurat familjare duhet të shkosh të punosh dhe jot ë vjedhësh, të bësh rrugën më të shkurtër për të fituar këto të ardhura dhe për fat të keq pastaj gjen dhe vdekjen."

Ajo tha se nga kjo ngjarje të rinj do të reflektojnë nga kjo ngjarje teksa ka shtuar se në vendin tonë po humbet cilësia që të rinjtë të punojnë për të siguruar të ardhurat minimale të familjes.

“Edhe pse jemi të prekur nga ana emocionale të rinjtë do ta reflektojnë si pjesë jo të rrugës së mbarë për të punuar. Ne po e humbasim cilësinë që të rinjtë të punojnë dhe të sigurojnë qoftë edhe të ardhurat minimale për një familje. “

Bekteshi ka shtuar se personat përgjegjës duhet të hedhin sytë te shtresat në nevojë pa rënë kambanat.

"Ne nuk duhet të na ndodhi një fatkeqësi që t’i kushtojmë vëmendje. Ne nuk doja të përfitonim nga situata dhe t’i binim këmbaneve që shiko se këto shtresa kanë nevojë. Personat përgjegjës duhet ta hedhin shikimin te shtresat që realisht kanë nevojë. Jetojmë në një shoqëri që për fat të keq i vendosim vet rregullat.

Është e vështirë që ne si shoqëri të kemi një edukim të mirë, për aq kohë sa kemi modele të papërshtatshme rreth e qark. Ne si shoqëri duhet të bëjmë një menaxhim të situatës në të cilën ndodhemi."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini

EMISIONET