Masakra në ”Don Bosko”, media gjermane "në sulm": Kriminelët kanë korruptuar shumë politikanë

Masakra në ”Don Bosko”, media gjermane "në

Ngjarja e rëndë në zonën e ”Don Bosko-s” kur në një atenatat mafioz vdiq gabimisht 58-vjeçarja Mimoza Paja, ka marrë vëmendjen e medias në Europë. ”TAG24” shkruan se krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri.

”Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan një kafene në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një 60-vjeçare, e cila shërbente si banakiere. Pesë burra dhe mbesa 10-vjeçare e banakieres së vdekur, u plagosën.

Kafeneja është në pronësi të një sipërmarrësi që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar. Sipas policisë, sulmi mësohet se është drejtuar ndaj tij. Megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri”,-shkruan portali gjerman.

EMISIONET