Masakra e trefishtë në Tiranë, Këlliçi: Dënim maksimal për monstrën e liruar nga kafazi!

Masakra e trefishtë në Tiranë, Këlliçi: Dënim

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetin e tij social ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku 3 gra u vranë dhe tre të tjera u plagosë,

Dan Hutra është autor i dyshuar i vrasjes së tre grave sot në Tiranë dhe plagosjes së tre të tjerave.

Këlliçi thotë se duhet të ketë ". Dënim maksimal për monstrën e liruar nga kafazi!"

Postimi i plotë:

Bilanc lufte! Vetëm në Tiranë 3 vrasje të njëpasnjëshme, 1 qytetar i vdekur në aksident rrugor, disa të plagosur në gjendje kritike për jetën, për të cilët shpresoj të shërohen e të kthehen në familjet e tyre një orë e më parë!

3 gra shqiptare u vranë sot nga një kriminel i regjur. Dënim maksimal për monstrën e liruar nga kafazi! Nuk kam ç'reagim t'i kërkoj këtij shteti të mbaruar. Jetojmë në një vend ku kriminelët nxirren nga burgu për të vrarë.

Ngushëllime familjarëve! Ju dhëntë forcë Ai lart!

EMISIONET