Martesat në Theth - Zef Bari: Jemi vëllezër nuk martohemi me njëri-tjetrin

Destinacioni i radhës i emisionit "Ora Verore" është Thethi, perla e alpeve Shqiptare me bukuritë që mahnitin jo vetëm vendasit por edhe të huajt.
Zef Bari, një banor i moshuar Thethit teksa tregon rreth mënyrës së jetesës në fshat, zbulon se nuk lejohen martesat midis banorëve të zonës.

Zef Bari: Banorët e zonës janë autoktonë, nuk martohen me njëri-tjetrin, janë vëllezër. Nuk martohen me njëri-tjetrin, sepse ne e kemi te trashëguar nga të parët. Duke qenë se kemi pasur mundësinë të martohemi nga diku tjetër, nuk e kemi prishur, atë që na kanë lënë të parët.

EMISIONET